TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Nëntor 2025, 11:27

Drama në “Big Brother VIP Kosova” shpërthen sërish, Linda Rei braktis garën mes tensioneve dhe akuzave

Shkruar nga Pamfleti

Drama në “Big Brother VIP Kosova” shpërthen sërish,

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova” nuk po marrin fund, dhe këtë herë qendra e gjithë vëmendjes është banorja Linda Rei, e cila ka vendosur të ndërpresë garën në mënyrë të menjëhershme. Vendimi i saj erdhi pas një seri ngjarjesh të ndërlikuara, debatimesh dhe pretendimesh që kanë ndezur diskutime si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Linda refuzoi të pranonte nominimet dhe i kërkoi produksionit largimin nga shtëpia, duke u justifikuar me arsye shëndetësore. Ajo deklaroi se disa kërkesa personale nuk ishin marrë parasysh, përfshirë kërkesën për një takim. Por pretendimet e saj u kundërshtuan menjëherë gjatë transmetimit live nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili e mohoi kategorikisht versionin e Lindës, duke theksuar se kërkesat e saj janë trajtuar plotësisht sipas rregullores.

Drama nuk përfundoi me aq. Ndërsa Linda qëndronte ende në dhomën e rrëfimit, banorëve të tjerë iu dorëzua një zarf urgjent me një njoftim të prerë nga produksioni:

“Banorë, Big Brother ka marrë vendim të lejojë Lindën të dalë nga shtëpia, televotimi vazhdon.”

Kjo lëvizje solli reagime të shumta brenda shtëpisë, me banorët që mbetën të habitur nga mënyra e papritur se si u zhvillua situata. Me largimin e Lindës, dinamika e lojës pritet të ndryshojë ndjeshëm, duke hapur një kapitull të ri në garën që çdo javë sjell surpriza të reja.

Lini një Përgjigje