TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Qershor 2025, 15:49

Drejt fundit, Ferma Vip 2 lajmëron për finalen e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Drejt fundit, Ferma Vip 2 lajmëron për finalen e madhe

Gjatë prime-t të 19-të të spektaklit “Ferma VIP 2”, u zbulua data e finales së madhe e cila do të jetë  20 qershor.

Lajmin na e bënë me dije vetë konkurrentët përmes një sfide të veçantë.

Të lidhur nga këmbët me njëri-tjetrin, fermerët u vunë në kërkim të 6 çelësave, njëri prej tyre ishte i duhuri për të hapur sëndukun ku ruhej pishtari i shpresës.

Gjetja e çelësit dhe ndezja e zjarrit me pishtarin, ishte momenti kur u zbulua data e finales së madhe.

Pas këtij momenti emocionues, moderatorja Luana Vjollca hapi televotimin, ku sërish publiku do të ketë fjalën e fundit për të zgjedhur finalistin e parë.

Ndërsa dy konkurrentët më pak të votuar do të përballen në një sfidë vendimtare që do të përcaktojë se cili prej tyre përfundon rrugëtimin e tij në këtë spektakël.

ferma vip 2

Lini një Përgjigje