TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Qershor 2025, 14:55

“A e lejon Limin të shohë Fermën?”, Alba ‘vë pikat mbi i’ për lidhjen e dashurisë

Shkruar nga Pamfleti

“A e lejon Limin të shohë Fermën?”, Alba

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, një nga çiftet më të komentuar të “Ferma VIP 2”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pse rrugëtimi i tyre në reality show ka përfunduar.

Pas thashethemeve të shumta në rrjet rreth marrëdhënies së tyre, nëse janë ende bashkë apo jo duket se dilema mori fund gjatë mbrëmjes së së hënës, në programin “Ferma VIP”.

Teksa po flitej për ecurinë e lojës, Luana Vjollca e pyeti Albën nëse Limi e lejon të ndjekë programin. Me një buzëqeshje të lehtë dhe pa shumë zhurmë, Alba la të kuptohet se jo vetëm që janë ende bashkë, por edhe që e ndjekin Fermën së bashku nga jashtë.

“Po, e ndjekim bashkë”, tha ajo, duke qartësuar statusin e marrëdhënies së tyre dhe duke i dhënë ndjekësve një përgjigje të qartë se çifti ‘i ka mirë punët’.

limi alba

Lini një Përgjigje