Historia tronditëse e Jeffrey Epstein do të sjellë së shpejti një adaptim televiziv, përmes një mini-seriali të bazuar në librin bestseller të The New York Times, “Perversion of Justice: The Jeffrey Epstein Story”. (Perversiteti i Drejtësisë: Historia e Jeffrey Epstein)
Seriali mbështetet në punën e gazetares investigative Julie K. Brown, e cila për vite me radhë hetoi rastin, duke identifikuar rreth 80 viktima dhe duke luajtur një rol kyç në zbardhjen e skandalit.
Rolin kryesor do ta interpretojë Laura Dern, e cila do të jetë edhe producente ekzekutive e projektit.
Mini-seriali ndjek historinë e një gazetareje që zbulon një marrëveshje sekrete mes Epstein dhe prokurorëve, duke u bazuar në përvojën reale të Brown gjatë hetimeve të saj. Puna e saj ndikoi drejtpërdrejt në rikthimin e çështjes në vëmendjen publike dhe në arrestimin e Epstein, si dhe të bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
Për kontributin e saj, Brown është vlerësuar me çmime prestigjioze si George Polk Awards dhe është përfshirë nga Time në listën e 100 personave më me ndikim të vitit 2020.
Ky mini-serial pritet të hedhë dritë mbi një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, duke sjellë në ekran detaje të reja dhe një perspektivë më të thellë mbi çështjen Epstein.
Lini një Përgjigje