Arbana Osmani është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë gjatë transmetimit të djeshëm të “Ferma VIP”.
Gjatë një momenti në program, teksa po diskutonte me një prej banorëve, Akil Varfi, lidhur me debatet në shtëpi, moderatorja përdori shprehjen: “ke marrë pak si pushka e jevgut.”
Pas kësaj deklarate, reagimet në rrjet nuk vonuan. Shumë ndjekës e konsideruan termin të papërshtatshëm dhe theksuan se fjala “jevgjit” përdoret në mënyrë përçmuese ndaj një komuniteti.
Mes komenteve të shumta, disa prej reagimeve më të përsëritura ishin: “Kujdes me shprehjet”, “Ke fyer një komunitet” dhe “Pas kaq vitesh në televizion, ende nuk dihen termat diskriminues?”.
Pak minuta më vonë, Arbana Osmani reagoi duke kërkuar falje publike për përdorimin e shprehjes, duke sqaruar se nuk kishte asnjë qëllim ofendues dhe duke theksuar se nuk është raciste.
Lini një Përgjigje