
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është përballur me një incident aspak të këndshëm teksa performonte këngën e saj ‘Levitating’.
Skena ku performonte ishte mbushur me tullumbace të mëdha e detaje të tjera dekorative që përshkruajnë më së miri hitin.
Por duket se zgjedhja e tyre nuk ishte një ide fort e mirë, në momentin kur Dua për pak sa nuk rrëzohet pasi shkel pa dashje një prej tyre.
Balerinat e morën shpejt situatën nën kontroll duke e larguar balonën nga skena.
Video mori mijëra klikime, duke u kthyer kështu menjëherë në virale.
View this post on Instagram