TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shtator 2023, 11:05

Luiz Ejlli poston video duke lyer flokët, parukierja e VIP-ave nuk mban dot të qeshurën

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli poston video duke lyer flokët, parukierja e VIP-ave nuk mban dot

Luiz Ejlli ka treguar procedurën e lyerjes së flokëve të tij, model që u kopjua nga shumë meshkuj shqiptarë, kur këngëtari u kthye në fenomen gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV2.

Ditën e premte, ai ka postuar një video teksa shfaqet duke lyer flokët biond, nga një vajzë, në dukje e panjohur.

Por Kejsi është shumë e njohur për personazhe VIP si Vera Grabocka, Arilena Ara (bashkë me Popin që ngjan me Kenin e Barbie-t), Bieta Sulo, Dajana Shabani, Ilda Lumani, Enada At’Nikolla, etj.

Ndërsa babai i saj, i cili njihet si Maestro Gazi, përveçse kozmetolog, u bë shumë viral në rrjet me deklaratat pro Luizit, nëpër studio të ndryshme televizive.

Teksa po lyente flokët, Luizi thotë në video:

‘Ja pra e patë edhe këtë: me fije. Kjo që po shihni është Kejsi. Nuk është skuqur, është vetë kështu nga natyra. Është kampione në këtë punë, shiheni (teksa vajza qesh, e pyet: hë e more veten?). Nuk i lejohet me fol

Kejsi: E kemi lënë që nuk flasim

Luizi: Kejsi, ia hangsha zemrën, duke m’i bo flokët fije-fije.’, përfundon Luizi, teksa parukierja nuk merrte dot veten nga të qeshurat.

Ka qenë vajza e para, e cila fillimisht ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e këngëtarit, foto e cila më pas është ri postuar nga Luizi, i cili ka shtuar: "Për të gjithë të interesuarit, foton e ka bërë Gazi, babai i Kejsit". /Pamfleti

 

Luiz Ejlli poston video duke lyer flokët, parukierja e VIP-ave nuk mban dot

luiz ejlli parukierja kejsi ujkashi

Lini një Përgjigje