TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2024, 09:05

Dy eleminime brenda natës, kush la shtëpinë e "Big Brother Vip"?

Shkruar nga Pamfleti

Dy eleminime brenda natës, kush la shtëpinë e "Big Brother

Roza Lati është e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP Albania 3”. Ajo la shtëpinë pasi u përball në një televotim me Erjolën, Françeskën dhe Heidin (e cila është në nominim të vazhdueshëm deri në fund të spektaklit).

Vajzat i dërgoi në nominim Françeska, e cila hapi Kutinë e Pandorës dhe futi edhe veten në nominim.

Roza iu bashkua shtëpisë që prej fillimit dhe ka qenë pjesë e kësaj aventure për disa muaj.

Ajo është përfshirë në situata e debate të shumta, por ka ndarë edhe pjesë nga jeta e saj, si aborti, dhuna e të atit dhe përjetimet e saj. Roza i uroi më të mirën banorëve dhe me shprehjen e saj “Suki-Suki” përmbylli rrugëtimin e saj, dy javë para finales.

Gjithashtu, ka marrë fund rrugëtimi i Erjolës në Big Brother VIP.

Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës. Ajo nuk kishte një biletë fati, kështu që nuk kishte asnjë mundësi për rikthim.

E buzëqeshur ka mbërritur më pas në studio, ku shprehu kënaqësinë për të gjitha momentet që ka kaluar brenda shtëpisë.

 

Lini një Përgjigje