TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Maj 2024, 09:35

Dy fëmijë me autizëm, Arta Bajrami: Nuk jam dorëzuar kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Dy fëmijë me autizëm, Arta Bajrami: Nuk jam dorëzuar

Arta Bajrami është këngëtarja që përherë ka sjellë këngë të bukura të zhanreve të ndryshme.

Ajo njihet për baladat e mrekullueshme që këndon, por në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Siç e dimë ajo është nënë e tre fëmijëve: dy vajzave dhe një djali.

Duke treguar se sa me fat është për familjen e saj, këngëtarja ka deklaruar për herë të parë se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit.

Në një rrëfim që preku zemrat e shikuesve, Arta ka zbuluar diçka shumë private që ka të bëjë me jetën e saj familjare.

Me një zë të mbushur me ndjenja, Arta ka pranuar se dy nga katër fëmijët e saj janë të prekur nga spektri i autizmit. “Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, u kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, ka rrëfyer ajo në emision.

Në një ton të qetë dhe me plot dashuri, Bajrami ka folur për sfidat dhe fitoret e vogla që përjeton çdo ditë si nënë. Ajo ka treguar se është duke i trajtuar fëmijët e saj në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, një institucion që, sipas saj, po bën një punë të admirueshme në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

“Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tash Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm me fol nuk munden ende, janë jo verbale”, ka shtuar Arta, duke folur për dy fëmijët e saj me një zë plot krenari dhe përkushtim.

Ky rrëfim i Arta Bajramit në “Oxygen” jo vetëm që ka sjellë në vëmendje sfidat që hasin familjet me fëmijë të prekur nga spektri i autizmit, por gjithashtu ka treguar forcën dhe dashurinë e pakufizuar të një nëne.

 

arta bajrami femijet autike

Lini një Përgjigje