
Pas shumë përfoljesh dhe aludimesh, është bërë e qartë se martesa mes këngëtares Teuta Selimi dhe bashkëshortit të saj, Patriot Neziri, ka përfunduar. Mësohet se dyshja, të cilët kishin kohë që po përballeshin me probleme të thella martesore, siç ishte dhuna e Patriotit ndaj Teutës, u përballën me bujën në media dhe kjo shërbeu si pikë kthese për marrëdhënien e tyre.
Për një periudhë të gjatë pas kësaj ngjarje, nuk pati më informacion apo komentime të reja lidhur me statusin e tyre. Pas një periudhe heshtjeje, Teuta dhe Patrioti janë zyrtarisht të ndarë dhe nuk jetojnë më së bashku.
Edhe pse kanë dy fëmijë nga kjo martesë, duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur përgjithmonë. Një tjetër detaj që tregon për ndarjen e tyre të plotë është fakti se ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke treguar se gjithçka është përmbyllur mes tyre.
Lini një Përgjigje