TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Mars 2026, 22:20

“E kam dashur dhe e dua”, Frederik Ndoci flet për Moza Ahmetin

Shkruar nga Pamfleti

“E kam dashur dhe e dua”, Frederik Ndoci flet për Moza Ahmetin

Mimoza Ahmeti është shpallur e preferuara e publikut në mbrëmjen e fundit të “Ferma VIP 3”, duke u kthyer menjëherë në një nga personazhet më të komentuara të momentit.

Prania e saj në reality show ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa në rrjetet sociale emri i saj ka dominuar diskutimet, duke e kthyer në një fenomen viral në vetëm pak ditë.

Këngëtari Frederik Ndoci, ish-konkurrent i “Ferma VIP 2”, e vlerësoi Ahmetin si një figurë të spikatur që prej viteve ’90. I ftuar në emisionin “Living Day”, ai theksoi se personaliteti i saj i drejtpërdrejtë dhe pa komplekse është ajo që e bën të veçantë.

“Moza Ahmeti ka qenë personalitet që prej viteve ’90… Më ka befasuar me mënyrën e shfaqjes së saj pa drojtje”, u shpreh Ndoci.

Ai shtoi se figura e saj është e rëndësishme për shoqërinë, sidomos për gratë.

“I duhet shoqërisë për të ecur përpara, sidomos femrave”, tha ai.

Ndërkohë, Ndoci ndau edhe eksperiencën e tij në edicionin e mëparshëm të reality show-t, duke pranuar se shpesh ka qenë i rezervuar për shkak të reagimeve të konkurrentëve të tjerë.

mimoza ahmeti ferma vip frederik ndoci

Lini një Përgjigje