TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Mars 2026, 19:19

"Sillu mirë", Monika Kryemadhi i dërgon mesazhin e pazakontë Rogertit brenda BBVA5!

Shkruar nga Pamfleti
"Sillu mirë", Monika Kryemadhi i dërgon mesazhin e
Monika Kryemadhi

Banorët e “Big Brother VIP 5” janë surprizuar nga mesazhet në “Big Love”. Duke qenë se paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi, edhe opinionistët e këtij edicioni të pestë të reality show-t kanë dërguar mesazhe.

Monika Kryemadhi e ka nisur mesazhin e saj me Rogertin, të cilit i tregon se ka tre breshka në shtëpi. Më pas i jep një këshillë që të kujdeset mire me vajzat e “Big Brother VIP 5”.

Më pas opinionistja ka dhe një mesazh për të gjithë banorët, të cilëve u drejtohet duke u thënë që të mbajnë pastër shtëpinë.

“Rogert, unë kam tre breshka në shtëpi. Sillu mire me gocat e shtëpisë . Mbani shtëpinë pastër të gjithë. Love you all”, shkruhej në mesazhin e Monika Kryemadhit.

Pasi lexoi mesazhin, Rogerti shkoi dhe u dha dorën Juelës, Selin, Brikenës dhe Edisës.

“Respekte, unë me vajzat jam gjithmonë mirë”, shprehet banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

bbv 5 monika kryemadhi

1 Komente

  1. K
    Kostas ZAZIKIS

    Baxhi

    Lini një Përgjigje