TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Mars 2026, 15:52

“Merr kot si pushka e jevgut”, zv/ministrja Majko e indinjuar me batutën e Arbanës: Do i drejtohemi instancave!

Shkruar nga Pamfleti

“Merr kot si pushka e jevgut”, zv/ministrja Majko e indinjuar me

Deklaratat me gjuhë diskriminuese në mediat shqiptare vijojnë të ngjallin reagime. Së fundmi, një incident u bë publik në emisionin Ferma VIP, ku moderatorja Arbana Osmani përdori një shprehje me konotacion fyes ndaj një konkurrenti.

Në një intervistë për Piranjat News, zv.ministrja e Kulturës dhe Integrimit, Majko, e cilësoi fenomenin si shqetësues dhe të përsëritur, duke paralajmëruar se institucionet e AMA-s do të veprojnë përmes një kërkese zyrtare.

“Absolutisht që ndikojnë. Çdo njeri ka të drejtë të quhet ashtu siç dëshiron të quhet. Ne quhemi romë dhe jo me epitete që kanë konotacion përçmues. Kur njerëzit nuk e kuptojnë këtë, duhet të vendosen përpara përgjegjësisë,” tha Majko, duke theksuar ndikimin negativ që këto deklarata kanë te paragjykimi ndaj komunitetit rom.

Zv.ministrja apeloi për më shumë përgjegjësi nga mediat dhe figurat publike, duke theksuar se ndryshimi i mentalitetit kërkon kohë dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm.

ina majko indinjate pushka e jevgut

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Mire e ka, por ama te na spjegoje, perse fyhet keq shume per nje fraze te pafajshme, por nuk fyhet kur dalin dhe vjedhin rrugeve, kur trajtojne femijet si cope lecke, kur jetojne neper plehra dhe nuk duan te punojne e i marrin kesaj shoqerie leket e asistences pa i dhenje asnje leke kontribute..

    Lini një Përgjigje