TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Korrik 2023, 10:50

E kritikuan për të dashurin, Enca: Pse i bardhë, pse i zi, më pak urrejtje

Shkruar nga Pamfleti

E kritikuan për të dashurin, Enca: Pse i bardhë, pse i zi,

Pas publikimit të disa fotografive ku shfaqej me partnerin e saj të ri, masazhatorin afrikan, këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë.

Ishte Mickey Neblett, masazhatori nga Afrika, ai i cili ka shpërndarë një video në Instagram duke nxitur edhe reagime të ndryshme.

Enca megjithatë, më pas ka bërë një reagim, mesa duket duke iu përgjigjur komenteve negative që mund të ketë marrë në rrjetet sociale.

 “Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër…Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, shkruan ajo në Instagram.

“Dhe do të bëhet edhe më e bukur kur ta dëgjoni ‘Albanian’ në bashkëpunim me…”, shkruan ajo më tej duke iu referuar këngës së re që pritet të publikojë së shpejti.

E kritikuan për të dashurin, Enca: Pse i bardhë, pse i zi,

enca i dashuri reagim

Lini një Përgjigje