
Të dashur Bricjapë, e dini cili është ndryshimi mes atij që ia del dhe atij që dështon? Aftësia për të mos hequr dorë edhe kur do ishte më e lehtë për t’u dorëzuar.
Suksesi nuk vjen për atë që nuk gabon kurrë, por për atë që nuk ndalon pas çdo gabimi. Rezistenca është ajo që ndan atë që realizon ëndrrat nga ai që nuk do mundet dot kurrë t’i realizojë. Jini konstantë edhe kur gjithçka thotë që të hiqni dorë. Ndërkohë jeni në një fazë të jetës ku duket se çdo gjë do shkojë komform dëshirave tuaja. Fati është në anën tuaj dhe dita do ju sjellë stim,uj të rid he suksese të vogla që do ju rikhtejnë entuziazmin.
Mund të hasni një njeri të veçantë që do rizgjojë tek ju emocione të harruara, ose do rigjeni një lidje që duket se e kishit humbur. Pasioni do jetë i lartë këtë periudhë dhe do i bëjë ditët tuaja më të ngrohta dhe të gjalla. Edhe në planin ekonomik do keni lajme të mira: të ardhura ose lajme që do ju bëjnë të ndiheni më të qetë. Vazhdoni të bëni përpara me kurajo: jeni në rrugën e duhur.
Lini një Përgjigje