TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Prill 2026, 08:18

“E nisëm me një magnetofon dhe një kasetë”/ Miri rrëfen fillimet e West Side Family dhe humbjen e Dr Florit

Shkruar nga Pamfleti

“E nisëm me një magnetofon dhe një kasetë”/ Miri

Mbrëmjen e djeshme, Miri ka ndarë me publikun historinë e tij në skenën muzikore shqiptare, duke rikujtuar fillesat e karrierës, krijimin e grupit West Side Family dhe humbjen e parakohshme të Dr. Florit.

Ai tregoi se hapat e parë në muzikë i ka hedhur në adoleshencë, ndërsa theksoi se ishte pikërisht Dr. Flori ai që i hapi rrugën drejt kësaj karriere. Sipas tij, gjithçka nisi në mënyrë modeste, me një magnetofon dhe një kasetë, duke u kthyer më pas në një nga grupet më të njohura për publikun shqiptar.

Më tej, Miri ndau edhe momentin kur mësoi për ndarjen nga jeta të Dr. Florit, të cilën e përshkroi si një nga ditët më të vështira që ka përjetuar.

“Jam rritur si çdo fëmijë i asaj kohe me vështirësi ekonomike. Adoleshenca ime ka kaluar në gjimnazin Petronini Luarasi, ku njoha dy persona qe ndryshuan jetën time, Landi dhe Dr Flori. Kishim një magnetofon dhe një kasetë dhe ne këndonim. Flori ishte ai që këndonte dhe që shkruante tekstet. Një ditë Flori më merr në shtëpinë e tij dhe më thotë dua të tregoj diçka.

Kënga që hapi derën e karrierës time ishte Tik Tak. Kënga e parë që kemi regjistruar ka qenë kjo dhe ka kushtuar 30 mijë lekë të vjetra. Pastaj historia vazhdon me Landin, duke qenë se dhe ai këndonte dhe e pëlqenim zërin e tij, i thashë Florit pse mos t’i themi edhe Landit të na bashkohet dhe të jemi dy hip-hopista dhe një këngëtar. I thamë, ai pranoi dhe e provuam me dy këngë të tjera. E vendosëm të jemi grup me emrin West Side Family. Family sepse është fjala kyç që ne të tre të jemi bashkë përjetë. Kemi marrë pjesë te kënga magjike me këngën mesazh.

Kam qenë në Gjermani kur mora vesh për humbjen e Florit, 17 nëntor. Njeriu i par që mora në telefon ishte Landi, më hap telefonin dhe më thotë që fatkeqësisht është e vërtetë. Ka qenë një nga ditët më të errëta. Flori është një burim frymëzimi për breza, dhe një arsye e ristartimit të West Side Family ka qenë vëllai i tij, Alban Kondi. Albani na tha që dhimbjen ta kthejmë në force, nuk mendonim kurrë që Flori nuk është me ne, por është me ne dhe tek ne”, u shpreh Miri.“Mendoj gjithmonë kur më del në ëndërr, e kam si shtysë si shok në zemër gjithë jetën. Do e pyesja zotin pse e more në krahët e tu Florin aq shpejt sepse kishim akoma nevojë për të. Humbja e tij na ka bërë më të fortë për sfidat e të ardhshme në jetët tona”, u shpreh Miri pas rrëfimit të tij.

Pas këtij rrëfimi emocional, banori u zhvendos në studion e Big Brother VIP, ku u surprizua nga miku dhe anëtari i West Side Family, Roland Hysi, si dhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e BBV, Vesa Smolica. Të tre performuan së bashku këngën më të re të grupit, “Gënjeve”.

Lini një Përgjigje