
Jozi duket se është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri që ka ngjallur kureshtje tek fansat. Pas disa ditësh relaksi në plazhet e Punta Cana-s në Republikën Dominikane me rërë të bardhë, artisti ka njoftuar se pushimet kanë mbaruar dhe është koha për punë.
Së fundmi, Jozi ka publikuar një InstaStory ku paralajmëron projektin e tij të ri:
“Së shpejti hiti! Jozi ft M… …”
Pjesa më intriguese është bashkëpunimi misterioz, teksa emri i artistit/es që do t’i bashkohet projekti nuk është zbuluar ende.
Ky paralajmërim ka nxitur menjëherë komente dhe spekulime nga fansat, të cilët janë të etur të zbulojnë se kush do të jetë partneri i tij në këngë.
Ju keni ndonjë ide?

Lini një Përgjigje