Showbiz11 Dhjetor 2023, 12:08

‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit: Neurotike!

Shkruar nga Pamfleti

‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit:

Debati i nisur brenda “DWTS” mes Valbona Selimllarit dhe Ina Kollçakut, vazhdon akoma. Ditën e djeshme në “Fan Club” Valbona iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Inës e cila shprehej se ajo nuk e ka pëlqyer kurrë, madje e shikonte shtrembër.

Për këto Bona e quajti të papjekur Inën. Madje ajo u shpreh se nga njëra anë, Ina thotë që është në mbrojtje të grave dhe gjëja e parë që bën, fyen një grua.

Fill pas intervistës së Selimllarit, nuk ka vonuar edhe përgjigja e Inës, e cila përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se në fakt Valbonës i mungon koncepti i feminizmit dhe i ofezës.

“Unë jam në mbrojte të grave” do e thoshte një njeri neurotike! Neuroza e këtij Kompleksi nuk ekziston te unë! Për shumë vite me radhë mundohem të qartësoj ata/ato që përtojnë të lexojnë se përse u krijuan lëvizjet feministe dhe cili ishte qëllimi. Po e bëj prapë:

1. E drejta e votës

2. E drejta për pozicione drejtuese

3. Rrogë të njëjtë për të dyja gjinitë për të njëjtin pozicion

4. E drejta e abortit

Në Story-t e saj, Ina jep një sqarim të gjerë e të gjatë:

“Mosha nuk është kompleksi im. Gjithmonë ne vajzat dhe gratë nga shoqëria ose jemi shumë të reja ose jemi shumë të vjetra. Në aspektin kognitiv dhe shpejtësisë së përçimit të sinapseve, shpejtësia maksimale arrin në moshën 15 vjeç! Pas kësaj moshe, kemi të gjitha të njëjtën moshë kognitive. Mosha është një koncept banal, ashtu si koha! Ka gra që nuk më pëlqejnë! Ka gra që nuk i duroj dot! Ka gra që nuk i dua afër! Ka gra që më sulmojnë dhe i sulmoj! Ka gra që më kanë marrë punën! Ka gra që u kam marr punën! Kjo nuk ka lidhje me barazinë gjitnore, përdhunimin, dhunën në familje/ kjo nuk ka lidhje me ligësinë, injorancën, vendimet, sjelljen! Ka gra maskiliste që lëndojnë më shumë veten se të tjerët! Unë funksionoj në jetën time me busullën time të moralit! Funksionon jo vetëm për të mbijetuar (të ha, të pi dhe të...), por për të marrë më të mirat e një bote materialiste ku jetoj! Në gjithë ambicien që më karakterizon që në fëmijërinë e hershme, kam sensin tim të drejtësisë, moralit personal, moralit social, etj etj. Jam një ulkonjë e drejtë! Të paktën ky është pretendimi. Në luftën time, nuk kam pretenduar kurrë që nuk do ketë gjini të njëjtë, vetëm sepse nuk dua që ato të përdhunohen, rrihen apo vriten! Argumentet populiste i përkasin një grupi që nuk më ka interesuar kurrë dhe nuk më ndjek fare. Ndjekësit e mi dhe ata që më vlerësojnë janë si unë! Nuk do të vesh kurrë ‘kostum e kollare’ për të marr ndershmërinë vitrine! Do luftoj deri ditën e fundit e zhveshur, me idetë e mia për ato që besoj! Doktrina moraliste televizive dhe unë jemi mijëra kilometra larg! Unë jam aty, ku fjalët e të tjerëve përsërisin argumentet e mia! Unë jam aty! Një grua e ofenduar, që përveç konceptit të feminizmit i mungon edhe koncepti i ofezës! Ky po, është ofendim! E di që nuk është fjalori yt, sepse ti ke një fjalor tjetër! E mbani mend atë vajzën që la beben në kosh dhe e hëngrën minjtë? Mos të flasë njeri se jeni gra vet! Po edukatoren që i theu legenin fëmijës? Mos të flasë njeri, se jeni gra vet! Gratë që vrasin burra psh! Nuk do i diskutojmë, se jeni gra vet! Gratë që dhunojnë fëmijët? E dini ju... jeni gra vet! Të qenurit grua nuk do të thotë politikë! S’ke faj ti, këtu ka vetëm aktivistë me organizata FITIMPRURËSE! Nuk më koncepton dot!”

‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit: ‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit: ‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit: ‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit: ‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit: ‘E papjekur’, Ina Kollcaku i përgjigjet Valbona Selimllarit:

 

ina kollcaku valbona selimllari neurotike