
Drilon Rama nuk është vetëm fituesi i edicionit të tretë të Big Brother Kosova, por edhe më i përfoluri.
Edhe pse pati disa probleme me Xhenetën, e cila i publikoi bisedat dhe mesazhet, boksieri nga Drenica ka folur hapur për raportin e prishur me ish-banoren Sara Kolami, me të cilën pati një miqësi të afërt edhe jashtë shtëpisë së BBVK-së.
Ai ka sqaruar se tashmë nuk kanë më komunikim, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë më shumë se një shoqëri.
“Ka qenë një shok i mirë, edhe pas Big-ut. Edhe jashtë jam kuptuar mirë me të, por asnjëherë nuk ka pasur diçka më shumë nga ana ime”, u shpreh Rama.
Ai zbuloi se prishja e raportit ndodhi pas daljes së një videoje të vjetër, e cila sipas tij u keqinterpretua dhe krijoi përshtypjen se ai kishte tradhtuar Sarën. Sipas Drilonit, në atë moment shumë njerëz i kthyen shpinën, përfshirë edhe Sarën, e cila vendosi ta heqë nga lista e ndjekësve në Instagram.
“Por problemi është që doli një video që ka ndodhur shumë më herët, s’e di sa vite, edhe kur doli videoja më janë gjuajtur shumë njerëz se u duk sikur me tradhtu Sarën dhe Sara e shfrytëzoi atë moment dhe më hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram. Mua nuk më është dukur mirë ajo sjellje. Nëse do të ishte shok i vërtetë, nuk do ta kishte shfrytëzuar atë moment, por do ta kishte bërë më herët”, tha ai.
Në fund, Rama i uroi gjithë të mirat Sarës dhe të gjithë ish-banorëve të BBVK-së, përfshirë edhe ata që nuk e kanë kuptuar.
Lini një Përgjigje