
Këngëtarja Ronela Hajati prej kohësh nuk kishte publikuar në rrjetet e saj sociale asnjë lidhje serioze. Asnjë djalë në ‘horizont’ deri pak javë më parë, ku konfirmoi se ishte në një lidhje dashurie, duke publikuar edhe imazhin e djalit që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën.
Artistja zbuloi për herë të parë portretin e djalit zeshkan që ka në krahë, por pa zbuluar emrin e tij.
“Profil profesional po fotot e zemres aty mundsisht me nje bonus brenda ”, shkroi këngëtarja.
Kujtojmë që në muajin korrik Ronela Hajati ka habitur ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale ku u shfaq krah mashkullit misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet rreth jetës së saj private.
Në imazh, Ronela shihej në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah partnerit, të cilit u kujdes të mos i zbulonte portretin.
Kjo lidhje erdhi pas shumë kohësh nga raporti që Nela pati me Young Zerkën, ndërkohë që ky i fundit tashmë është bërë baba.

Lini një Përgjigje