TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Korrik 2023, 16:03

E sëmurë me leuçemi dhe kurimi në Milano? Uanda Nara tregon të gjithë të vërtetën e saj

Shkruar nga Pamfleti

E sëmurë me leuçemi dhe kurimi në Milano? Uanda Nara

Përmes një postimi në Instagram, Uanda Nara i ka përditësuar të gjithë për gjendjen e saj shëndetësore. “Jam shumë mirë, – tha bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Ikardit, përpara se të shtonte: – Janë thënë shumë gënjeshtra. Ka gazetarë që flasin dhe sigurojnë për gjëra që nuk janë të vërteta, pa e ditur se po flasin për jetën e dikujt tjetër”.

Së fundmi, disa gazetarë argjentinas janë shprehur se Uanda është e sëmurë me leuçemi dhe kanë siguruar se ajo së shpejti do të kthehet në Milano për t’u trajtuar nga mjekë të specializuar. Thashethemet janë mohuar menjëherë nga personi i interesuar, i cili zbuloi se ajo ishte ende në pritje të një diagnoze zyrtare, pas problemeve që shfaqi disa javë më parë dhe që e shtynë të bënte kontrolle më të thelluara.

“Nuk do të trajtohem në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, – ka shpjeguar Uanda Nara. Pas muajve të fundit të kaluar në Argjentinë, ku drejtoi edicionin lokal të “MasterChef”, biznesmenja është gati të kthehet në Turqi, ku bashkëshorti i saj do të vazhdojë të luajë për Gallatasarajin.

Asnjë kalim, të paktën për momentin, në Milano. Uanda parashikoi gjithashtu se së shpejti do të rikthehej në vendin e saj të origjinës, ku është shumë e dashur dhe e kërkuar, për projekte të reja televizive dhe sipërmarrëse.

uanda nara modelja argjentinase bashkëshortja e mauro ikardit

Lini një Përgjigje