TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Tetor 2025, 15:51

E vendosur për t’u bërë nënë, Juliana Nura nis trajtimet

Shkruar nga Pamfleti

E vendosur për t’u bërë nënë, Juliana Nura nis

Juliana Nura, bukuroshja që u bë e njohur falë pjesmarrjes në Big Brother Kosova 1 duket se ka një ëndërr dhe është e vendosur që ta realizojë. Përmes postimeve në rrjetet sociale ku shihen bebe, trajtime hormonale, etj, ajo ka bërë të ditur se është ‘rrugës’ për t’u bërë nënë.

Për këtë gjë, ish-banorja duket se po i nënshtrohet trajtimeve që kanë të bëjnë me procedurën ‘in vitro’.

Flitet se ajo po trajtohet si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj. Gjithçka që mbetet mister, është nëse ky fëmijë do të ketë për baba një partner të modeles apo një donator të rastësishëm.

juliana nura nene

Lini një Përgjigje