TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2026, 20:03

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet brenda makinës Aleksandër Koçeku

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet brenda
Foto ilustruese

Viktima u gjet i vrarë me armë brenda makinës...

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekal.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se viktima, Aleksander Koçeku, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në një automjet, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal-Kir.

"Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njofton policia.

Deri tani mbeten mister rrethanat e ngjarjes. Mësohet se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

koceku vrasje

1 Komente

  1. P
    Pjerin

    A e ka gjë NEOMALËSORJA viktimën ? Para ca ditësh, ajo bëri një paralajmërim, por a ka lidhje ai paralajmërim me këtë ngjarjen e sotme ? Kur futen femrat në sherre burrash, janë këta të fundit që paguajnë….. I ka folë goja para mëndjes kësajë kësolleje marroqe….

    Lini një Përgjigje