
Kiara e ka përjetuar keq veprimin që Luizi bëri në tualet, duke e bllokuar mes dy lavamanëve e duke mos e lëshuar. Në atë moment Kiara kërkoi të largohej pasi i merrej fryma e nuk ndihej mirë, por Luizi këmbënguli. Pikërisht ky moment ka krisur marrëdhënien e tyre. Kiara është parë në oborr duke qarë teksa qëndronte e vetme.
Pjesë nga debati me Luizin:
Kiara: Po të them se nuk je duke më ndihmuar, aspak
Luizi: Për lojën? Normal që s’të ndihmova, unë e prisha
Kiara: Jo për lojën, mua tani me nervozizmin që kam. Nuk është se po shërben gjë ky diskutimi se është po i njëjti që bëmë edhe në drekë. E të thashë më lër hapësirë 24 orë.
Luizi: E ça ndodh pas 24 orëve?
Kiara: Ti me posesivitetin tënd vazhdon
Luizi: E ça ndodh pas 24 orëve?
Kiara: Mbase edhe qetësohem pak
Luizi: E vjen vetë e më thua ‘Luiz jam qetësuar’
Kiara: Nuk e di Luiz, do vijë natyrshëm, nuk i bëj gjërat me plan
Luizi: Ndërkohë unë rri e eci nëpër shtëpi si budalla duke prit
Kiara: Ti vazhdo...
Luizi: Ça të vazhdoj?
Kiara: Vazhdo lojën tënde
Luizi: Si mund ta vazhdoj?
Kiara: Pse ça je ti, ke lidh kërthizën me mua?
Luizi: Po
Kiara: Ti di ta bësh shumë mirë dallimin mes dashurisë dhe lojës
Luizi: Tani dashurinë e kam gropë unë, si me e ba
Kiara: Përgjegjësi e jotja, duhej ta kishe menduar pak më herët këtë gjë
Luizi: Nuk e paskam menduar
Kiara: Ti diferencën midis dashurisë dhe lojës di ta bësh shumë mirë
Luizi: Duhet të luaj duke qenë gropë këtej?
Kiara: Po
Luizi: Si?
Kiara: Se je luan dhe do vazhdosh të luash
Luizi: Nuk mundem
Kiara: Nuk mundesh, atëherë gjeje vetë se si do e bësh
Luizi: E gjeta, erdha me fol e me të thënë lëre me kaq, ti po nervozohesh
Kiara: Ta lë me kaq se thua ti? Ku e kam butonin që ta lë me kaq