TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2025, 10:00

“Egli e nisi për strategji, pastaj mbeti brenda”, G Bani: Gjesti nuk ka faj që gjen shesh e bën përshesh

Shkruar nga Pamfleti

“Egli e nisi për strategji, pastaj mbeti brenda”, G Bani:

G Bani u intervistua në Fan Club, me anë të një lidhjeje telefonike. Ndër të tjera reperi komentoi dhe tërheqjen e Eglit nga gara.

Pavarësisht se pjesa më e madhe mendon se vendimi i Eglit u ndikua nga situata e pakëndshme që ajo përjetoi së fundmi me Gjestin, G Bani mesa duket mendon ndryshe.

Si e sheh daljen e Eglit? Një koment për të gjitha dinamikat e fundit në shtëpi

G Bani: Dalja e Eglit është një dalje që, nëse s’do më kishte ndodhur kjo me babin, me një tjetër dimension mund të më kishte ndodhur mua. Sepse aty cilado ndjenjë për dikë vetëflijohet, vetësakrifiohet. Nuk është gjëja e duhur për t’u bërë aty, është gjëja më e keqe që dikush mund t’i bëjë vetes së tij, stradegjia më e keqe. Egli në fillim i ka fërkuar kokën deri diku për strategji dhe pastaj ngeli brenda. Unë e kam thënë që në fillim, kudo që më është dhënë mundësia, që Egli ka ndjerë për atë njeriun. Kështu që dalja e saj ka pasur ato emocionet e forta dhe zhgënjimin e saj.

Egli është fajtore e vetes së vet apo është Gjesti fajtor për gjendjen e saj?

G Bani: Jo, jo. Nuk është askush fajtor. As Egli nuk është fajtore që ka pasur ndjenja dhe e ka pranuar dhe as Gjesti nuk është fajtor që ka gjetur shesh dhe ka bërë përshesh. Gjesti është lojtar profesionist dhe për këtë e mburrin fansat dhe mbështetësit e tij. Nuk i vë dot dikujt faj, janë thjesht emocione të akumuluara. Egli ka ndjerë për Gjestin, kjo është e gjitha.

g bani egli gjesti

Lini një Përgjigje