TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Shtator 2025, 13:39

Egli Tako moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

Shkruar nga Pamfleti

Egli Tako moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

Lajmi se Egli Tako do ishte në rolin e moderatores në Top Channel mori ‘dhenë’ në kohë rekord. Fillimish u përfol se këngëtarja do ishte një numër më shumë në ‘E Diell, tek paneli me vajzat e shumta dhe Nevina Shtyllën. Por në fakt ish-banorja e Big Brother do të jetë pjesë e “E Diell”, ku do të drejtojë rubrikën më të re të dedikuar fëmijëve. “Yes Day” është loja ku të vegjlit marrin rolin e shefave, ndërsa prindërit ndjekin çdo dëshirë të tyre, duke sjellë skena plot humor, argëtim dhe emocione të forta familjare.

Familja fituese do të shpërblehet me një udhëtim magjik në Disneyland, ndërsa aplikimet tashmë janë të hapura në faqen zyrtare të Top Channel.

Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse Egli do të shfaqet edhe në rubrikat e tjera të “E Diell”, si “Trotuari”, aty ku pritet një përballje e shumëpërfolur mes saj dhe Xhenetës.

‘Lart e poshtë’ thuhet se po!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

egli tako yes day

Lini një Përgjigje