
Drejtoresha e Festivalit të RTSH, njëkohësisht këngëtarja e famshme Elhaida Dani, teksa ishte e ftuar në “Çasti i duhur”, ka folur për pritshmëritë që ka nga edicioni i 64-t i Festivalit në RTSH. Por ndër të tjera ajo përmendi edhe emcionet e përjetuara në edicionin e shkuar të festivalit, ku Dani ishte në pozicionin e drejtoreshës për herë të parë. Ajo rrëfeu se e kishte të sigurtë se çmimin e parë do e rrëmbente Elvana Gjata dhe nuk iu besua kur fitoi grupi ‘patriot’ me të ‘Shkodra Elektronike’:
“Të them diçka që unë nuk e kam thënë më përpara. Pasi ka mbaruar festivali, isha shumë e lumtur për ‘Shkodra Elektronike’ dhe janë të mrekullueshëm. Unë kam qëndruar në zyrën time në Pallatin e Kongreseve, e mbyllur një orë mbrapa sepse ende nuk më besohej që Elvana nuk ishte fituesja. Këtë e them, jo sepse dua më shumë Elvanën, por sepse jemi rritur me Elvanën dhe në mendjen time ajo ishte fituesja e Festivalit dhe kjo nuk ndodhi. Ajo ka suksese pa fund dhe do ketë gjithmonë, sepse është Elvana Gjata, por jam e lumtur që iu hap rruga një grupi të ri, siç është ‘Shkodra Elektronike’ që mban edhe emrin e qytetit tim.”, tha ndër të tjera Elhaida Dani. /Pamfleti
Ti si profesioniste sduhet te kishe pritshmeri per Elvanen dhe kengen e saj mediokre...Shkodra elektronike tregoi qe kush ben muzike te vertete edhe se te rinj, publiku i vlereson. Ta mbaje brenda opinionin tend se me zhgenjeve shume...
Hipokrite,,,,i ka rene pika profesionisteve ne kete vend... vetem ti ke ngelur ta drejtosh..