TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Tetor 2025, 13:34

Fero i përmalluar, apel Arbenitës: Të lutem, mundësoma me pa çikën

Shkruar nga Pamfleti

Fero i përmalluar, apel Arbenitës: Të lutem, mundësoma me pa

Duket se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe vetëm publikimi i trailerit ka mjaftuar që rrjetet sociale të ‘shpërthejnë’ në komente. Në videon e shkurtër të bërë publike, reperi shihet i prekur emocionalisht, ndërsa rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.

Në fragmentin që ka qarkulluar gjerësisht, ai dëgjohet duke thënë:

“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”

Kjo deklaratë vjen pas periudhës së trazuar që pasoi ndarjen e bujshme të tij me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli. Çifti, i cili dikur shihej si një ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në debate publike dhe akuza të ndërsjella, të cilat kulmuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.

Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë, dhe në këtë intervistë duket se ai synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve.

Ndërkohë Arbenita po vazhdon karrierën e saj si modele në Dubai dhe me vete ka marrë edhe vajzën, Nina, duke bërë që Fero të mos e shohë atë për një kohë të gjatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

fero arbenita vajza apel

Lini një Përgjigje