TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Tetor 2023, 10:30

Elsa Lila pjesmarrëse në Festivalin e RTSH, synon përfaqësimin në Eurovizion

Shkruar nga Pamfleti

Elsa Lila pjesmarrëse në Festivalin e RTSH, synon

Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet për të dytin vit radhazi në festivalin e fundvitit në RTSH.

Mësohet se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurimin e saj në Fest 62.

Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë, dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, një çmim honorifik, por publiku vendosi të çojë në konkursin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

Deri tani janë përfolur disa artistë të cilët do të marrin pjesë në festival. Disa ditë më parë u zbulua se pjesë e tij do të jetë edhe Luiz Ejlli.

Këngëtari, më i përfoluri i momentit pas pjesëmarrjes në BBV, rikthehet në festival jo si konkurrent, por si ish-fitues për të kënduar në natën e nostalgjisë.

Elsa Lila pjesmarrëse në Festivalin e RTSH, synon Elsa Lila pjesmarrëse në Festivalin e RTSH, synon

elsa lila festivali 62

Lini një Përgjigje