
Koncerti ‘Dekada’ i Elvana Gjata është sot ‘kryefjala’ e çdo medie rozë. Këngëtarja mblodhi emra të rëndësishëm të ekranit dhe stadium ‘Air Albania’ ishte i mbushur plot, sa nuk kishe ku të hidhje ‘kokrrën e mollës’.
Më shumë se suksesi i Elvanës, na habiti postimi para pak minutash i Arbana Osmanit. Moderatorja kishte kërkuar që të mos publikohej asgjë nga dasma e saj, pasi donte ta shijonte vetëm për vete dhe ta mbante sekret.
Por ajo ka hedhur në Story një foto të saj dhe Eduartit nga dasma, ku çifti janë të veshur përkatësisht nuse dhe dhëndër. Jo se ajo ndryshoi mendje për privatësinë, por mesa duket nuk do që gjithë vëmendja të shkojë tek Elvana, ndaj foton si nuse mesa duket e kishte ruajtur si ‘ass nën mëngë’.
Ne si ‘Pamflet’ e kemi respektuar shumë privatësinë e saj, duke mos i dhënë fare rëndësi dasmës së shumëpërfolur. Por, meqë foton e postoi vetë edhe ne po ia ofrojmë publikut të gjerë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje