
Prej muajsh, Enca Haxhia nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor. Projekti i fundit më shumë kujtohet për videoklipin si ‘vajzë e shthurur zyre’ se për ritmin apo tekstin.
Dhe siç ndodh shpesh në këto raste, kur muzika mungon, fillojnë edhe “ankesat nostalgjike”.
Një fans i ka shkruar në InstaStory një mesazh që tingëllon si një përzierje mes kritikës dhe dramës së vogël personale: se veshit dhe makinës së tij i mungojnë këngët e Encës.
Me atë Rast, Enca ka dhënë edhe lajmin se po përgatitet seriozisht që këtë verë të nxjerrë jo një, por disa këngë.
“Ore se mos kujtoni se po rri kot… Kam disa super këngë së shpejti,” ka shkruar ajo.
Urojmë që këngët kësaj radhe të kenë pak përmbajtje dhe jo vetëm vajza që përpiqen të pozojnë ‘hot’.

Lini një Përgjigje