TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Maj 2024, 15:24

Erjola nxjerr zbuluar produksionin: Vendosën paraprakisht Eglën lidere

Shkruar nga Pamfleti

Erjola nxjerr zbuluar produksionin: Vendosën paraprakisht Eglën lidere

Në rrjet po aludohet se produksioni e ka zgjedhur paraprakisht fituesen për liderin e shtëpisë, pa pasur nevojën e televotimit.

Në 'TikTok', po qarkullon momenti, kur pas Prime-it, Erjola Doçi pyet Roza Latin se nëse ishte pyetur në dhomë të rrëfimit. Ajo la të kuptohej se bëhej fjalë për liderem e shtëpisë.

Erjola u pyet nga Juli se për çfarë bëhej fjalë, në momentin që banorja po tregonte gjendjen, në sfond dëgjohet zëri i 'BBV' që kërkon të rregullojë mikrofonin, si shenjë për të treguar më shumë.

Erjola qesh me gjendjen që u krijua, si për të nënkuptuar se prodhimi po tenton të fshehë ngjarjen.

Biseda mes tyre:

"Jeni pyetur besoj në dhomë. Si, nuk iu kanë bërë pyetje", i drejtohet Erjola, Rozës.

Roza : Në dhomë të rrëfimit, po.

Jul Deda : Për kë? Për atë që u tha dje?

Erjola : Jo, për…. (Zëri në sfond 'Erjola rregullo mikrofonin').

Kujtojmë se Egla Ceno u zgjodh lidere e shtëpisë në Big Brother VIP Albania 3. Avantazhi i dhënë nga 'Vëllai i Madh' për Eglën ishte të vendoste dy banorë në televotim, fituesi do të shkojë në finale dhe do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmëfinale.

Ajo vendosi të dërgojë në televotim çiftin, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci. Ata nuk janë në dijeni që një prej tyre do të shkojë direkt në finale.

Lini një Përgjigje