TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Janar 2026, 15:51

Çfarë ndodhi në Gjakovë? Shoqëruesi i Jozit sherr në hotel, kamerat dokumentojnë gjithçka

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodhi në Gjakovë? Shoqëruesi i Jozit sherr
Çfarë ndodhi në Gjakovë? Shoqëruesi i Jozit sherr në hotel, kamerat dokumentojnë gjithçka

Një ngjarje e tensionuar është regjistruar së fundmi në qytetin e Gjakovës, ku emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur si “Jozi”, është lakuar tërthorazi për shkak të shoqëruesit të tij. Lajmi është raportuar fillimisht nga Sinjali, sipas të cilit miku i këngëtarit dyshohet se është përfshirë në një përleshje me recepsionistin e hotelit.

Këngëtari kishte vizituar hotelin “Ari”, i shoqëruar nga Fitim Gashi dhe disa vajza, me qëllim sigurimin e dhomave të lira për akomodim. Situata ka degraduar kur personat e pranishëm janë njoftuar se hoteli nuk kishte kapacitete të lira.

Fitim Gashi dyshohet të ketë pasur një përleshje fillimisht me recepsionistin, e më pas konflikti është zhvendosur në korridor, ku janë hedhur dhe rrëzuar sende të ndryshme. Ngjarja është dokumentuar nga kamerat e sigurisë, të cilat tashmë janë siguruar nga organet kompetente për hetime të mëtejshme.

Sa i përket rolit të këngëtarit, burimet e Sinjalit saktësojnë qartë se Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incidentin fizik. Ai ndodhej në veturë me dy shoqëruese në momentin e përleshjes.

Gjithashtu, informacionet e siguruara tregojnë se Fitim Gashi dyshohet të ketë precedentë të mëparshëm penalë, por rasti mbetet nën hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë.

jozi sherr fitim gashi

Lini një Përgjigje