TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2024, 11:03

“Çfarë po bën ulur?”, Madonna detyrohet t’i kërkojë falje fansit në koncert

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë po bën ulur?”, Madonna detyrohet t’i

Madonna ka dominuar botën e estradës për më shumë se 40 vjet, por një gabim që bëri gjatë një koncerti, i shkaktoi asaj një moment të sikletshëm tek fansat. Këngëtarja filloi “The Celebration Tour” tetorin e kaluar.

Gjatë një koncerti në turne, Madonna nisi të kritikojë një fans që dukej se ishte i vetmi që nuk u ngrit nga vendi për të shijuar këngët e saj. Ajo i tha: “Çfarë po bën ulur atje?”

Disa sekonda më vonë këngëtarja iu afrua skajit të skenës dhe pa se personi që po kritikonte ishte në një karrige me rrota. Duke kuptuar gabimin e saj ajo u shpreh menjëherë:

“Oh, në rregull. Politikisht jokorrekte. Më vjen keq për këtë. Më vjen mirë që je këtu”.

madonna falje fans

Lini një Përgjigje