
Tifozët e Interit janë çuditur fillimisht kur në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë postimi i modeles ukrainase Kristina Nova për Markus Turam.
Një postim ku ajo falënderonte sulmuesin francez dhe Interin, la të mendohej se mos kishte diçka mes tyre. Kristina kishte postuar fotot dhe video nga ndeshja e së hënës ndaj Xhenoas, mes të cilave edhe momentin e golit të Asllanit dhe si e kishte përjetuar ajo nga tribuna mes tifozëve.
Por më pas u bë e qartë se ajo në fakt kishte një lidhje “të ndryshme” me Interin, pasi ka qenë bashkëshortja e një prej ikonave të së kaluarës së klubit dhe në një prej fotove shfaqet pikërisht me fanelën me emrin e tij.
Kristina Nova në të vërtetë është Kristina Liliana Tçudinova, ish-bashkëshortja e katërt e Lotar Mateus, i cili ka luajtur me zikaltrit në vitet 1988-1992. Ata u martuan në vitin 2008, kur Liliana ishte vetëm 21-vjeç, por u ndanë në vitin 2010.
Kristina vazhdoi karrierën e saj në modë, por me sa duket, pasioni për Interin i ka mbetur trashëgimi nga vitet me ish-futbollistin zikaltër. Shoqëruesi i saj në këtë ndeshje mbante fanelën e Turam dhe me sa duket është mik i sulmuesit francez.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje