Showbiz26 Shkurt 2024, 15:42

Françeska i “përvishet” Romeos: Ku i ke shoqet që të të mbrojnë?!

Shkruar nga Pamfleti

Françeska i “përvishet” Romeos: Ku i ke shoqet që

Debati mes Romeo Veshajt dhe Françeska Muratit ka vijuar edhe ditën e sotme. E gjitha nisi kur Missi ironizoi aktorin e njohur duke i thënë “të kanë ikur shoqet që të mbrojnë kur bën debat.

Françeska është shprehur se sipas saj, disa vajza në “Big Brother VIP 3” rrojnë për t’u kujdesur për Romeon dhe për t’i larë rrobat.

“Ato rrojnë në këtë shtëpi për t’u kujdesur për ty, për të gatuar për ty, për të të larë rrobat e ty dhe për të të mbrojtur ty. I mban ti kështu me litar”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Romeo i ka kërkuar emrat e këtyre vajzave, ndërsa modelja i është përgjigjur duke i thënë “ato i di për veten time”

Françeska: Këndo se je shumë mirë. Mos u merr shumë Romeo se s’ke as shoqet të të mbrojnë. Të kanë ikur ato që të mbrojnë sa herë që bën debat. Të rijnë mbrapa ‘ham-ham’ të mbrojnë ty.

Romeo: Kush?

Françeska: Ato i di për veten time, i pamë dje. Direkte, sa bën një sherr ti, i ke në sulm ‘do mbrojmë zotërinë tonë’. Se je lideri i atyre ti prandaj. Dy llafe të thashë un,ë në sulm njëra, pastaj tjetra. Ato rrojnë në këtë shtëpi për t’u kujdesur për ty, për të gatuar për ty, për të të larë rrobat ty dhe për të të mbrojtur ty. I mban ti kështu me litar.

Romeo: Emrat…

Françeska: I di për vete, po ik mo.

franceska murati romeo veshaj