TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2026, 13:04

Fytyra e Melonit hiqet nga afresku pas polemikave në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Fytyra e Melonit hiqet nga afresku pas polemikave në Itali
Fytyra e Melonit në afresk

Pas ditësh polemika, fytyra e kryeministres italiane Giorgia Meloni që shfaqet në një engjëll, është fshirë.

“E mbulova sepse Vatikani ma kërkoi. Mbrëmë e fshiva. Unë ende them se ajo nuk ishte kryeministrja”, tha artisti restaurus Bruno Valentinetti për “Repubblica”.

Një arkitekt postoi një foto në rrjetet sociale të afreskut në Bazilikën e San Lorenzos në Lucina para restaurimit të tij të diskutueshëm.

Imazhi i Melonit në një “fytyrë engjelli” u shfaq gjatë restaurimit të një afresku në Romë.

Valentinetti ka pretenduar se ai thjesht restauroi një afresk që e pikturoi fillimisht në vitin 2000.

Arkitekti Cino Zucchi e ripostoi imazhin në profilet e tij në mediat sociale.  I kontaktuar me telefon, ai shpjegoi se e mori imazhin nga llogaria e Instagram-it të Roma Aeterna-s.  Ai shtoi se i pëlqen të bëjë postime ironike. 

fytyra e melonit në afresk

Lini një Përgjigje