Heidi Baci ka reaguar pas deklaratave të ish-partnerit të saj dhe interpretimeve mediatike mbi historinë e tyre të dashurisë, duke i cilësuar disa prej tyre si keqkuptime dhe shtrembërime të realitetit.
Nga emisioni ku bashkë-prezanton, ajo u shpreh se është ndjerë e lënduar nga mënyra se si marrëdhënia e saj është reduktuar në komente të tipit “dy orë, tre orë apo tre muaj”.
“Kjo është një lloj talljeje,” u shpreh ajo, duke theksuar se disa deklarata dhe komente nuk pasqyrojnë të vërtetën. Unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njihja më parë, dhe nuk kisha dëgjuar kurrë për ta, ndihen të autorizuar të komentojnë një histori kaq personale me një lehtësi të tillë. Nuk më pëlqeu dhe më duket fyese. Nuk jam unë ajo vajza, dhe nuk ka qenë kjo marrëdhënia ime.”
Sipas saj, mediat dhe disa komente publike kanë dhënë një version të shtrembëruar të jetës së saj personale, duke e bërë atë të ndihet e keqinterpretuar dhe e ekspozuar në mënyrë të padrejtë.
Reagimi i saj u pasua nga një përgjigje publike e moderatorit Rudi Hizmo, i cili në një koment me ton ironik theksoi eksperiencën e tij në media dhe njohjen me kolegët e fushës, duke lënë të kuptohet se kritikat e saj nuk e kanë prekur.
“Është mirë që kolegët t’i njohësh. E kam nisur në radio kur ti mbase ke qenë e vogël. Sot që ti, Heidi, s’më njeh, drejtoj një podcast që mund të ketë një shikueshmëri më të lartë se emisioni që bën ti,” tha Hizmo, duke nënkuptuar përvojën dhe autoritetin e tij në fushën e mediave, krahasuar me eksperiencen e Heidit.
Borshotët janë race e mirë por ka dhe devijime!