TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Nëntor 2025, 13:23

“Gjithë jetën do të mburrem me ty”, Getoari dedikim së bijës

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithë jetën do të mburrem me ty”, Getoari dedikim

Marget, vazja e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës feston 4-vjetorin e lindjes dhe natyrisht nuk mund të mungonte dedikimi i prindërve të saj të famshëm. Si rrallë ndonjëherë, Geti ka publikuar foto me imazhin e plotë të Marget, e cila duket si një kukull porcelain dhe imazhin e shoqëron me një mesazh të ndjerë:

“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty…”– shkruan Getoari, duke treguar keshtu edhe portretin e vogëlushes, të cilin e mbanin shume diskret.

Ai pranon se shkrimi i këtyre fjalëve është i bukur, por po aq i vështirë, për shkak të emocioneve që e pushtojnë sa herë përpiqet të shprehë dashurinë për vajzën e tij. “Më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë të shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty”- shton ai.

Reperi i uron Margetit shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi, duke e mbyllur me fjalët: “Të dua pa fund!”

Nga ana tjetër, Marina Vjollca ende nuk ka bërë postim për vogëlushen e saj, e cila sot ka ditën e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Getoar Selimi (@ghettogeasy)

getoari marget datelindja

Lini një Përgjigje