TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Janar 2024, 09:43

Graciano Tagani dhe Erjola Doçi futen në shtëpinë e Big Brother Vip 3

Shkruar nga Pamfleti

Graciano Tagani dhe Erjola Doçi futen në shtëpinë e Big

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani si dhe për prezantuesen e njohur, Erjola Doçi.

Për Gracianon kjo është hyrja e dytë në një format të tillë, ndonëse kësaj radhe VIP. Ata u shprehën të gatshëm për hyrjen në këtë ‘reality-show’ duke shpresuar që do të dalin të fundit.

“Jam gati të dalë e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi.

“Më gati se kurrë”, tha Graciano në anën tjetër.

Theksojmë se në spektaklin e djeshëm nga BBVA 3 u largua kuzhinieri Alfio Rrotani.

graciano tagani erjola doci

Lini një Përgjigje