Showbiz17 Prill 2024, 14:25

Gruaja kap burrin “mat” në shtrat me të dashurën, i filmon teksa kërkon llogari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja kap burrin “mat” në shtrat me të dashurën, i

Një video e cila supozohet se tregon një grua duke u përballur me burrin e saj jobesnik dhe dashnoren e tij, ka mbledhur më shumë se 15 milionë shikime në Kinë. Gruaja thuhet se ka kapur burrin në shtrat me të dashurën e tij në një hotel, kur ka ndodhur sherri. Gruaja e pyeti burrin pse e tradhtoi pas gjashtë vitesh martesë.

Më pas ajo e goditi atë në fytyrë, ndërsa e dashura e tij ishte e shtrirë pranë tij me një fustan nate. Në videon në Sina.com , gruaja e tërbuar me syze bërtiti gjithashtu: ‘Si guxon?!’

Duket se bashkëshortja kishte shkuar për të kapur të dashuruarit me një grup miqsh, të cilët në video tregonin se mes çiftit kishte mosmarrëveshje për para.

Në një moment, bashkëshorti është ngritur për të rrahur një nga miqtë e gruas së tij, i cili i ka bërtitur “i keni përdorur paratë e saj deri sot”. Dy burrat u përleshën në një cep të dhomës.

Menjëherë pas kësaj, bashkëshortja kapi nga krahu dashnoren dhe kjo e fundit iu lut ‘mund të flasim me qetësi?’. Më pas, ‘dashnorja’ pretendoi se burri nuk i kishte thënë për statusin martesor kur ata filluan një lidhje romantike. Kur një nga miqtë e gruas e qortoi dhe tha: “Po, pasi e morët vesh?” e dashura qëndroi e heshtur.

Muajin e kaluar, një burrë i martuar dhe zonja e tij e supozuar u lidhën në një pemë lakuriq dhe të turpëruar publikisht në provincën Guizhou të Kinës. Çifti u ndëshkua në mënyrë ekstreme pasi gruaja e burrit i kapi duke tradhtuar, sipas mediave kineze.

tradhti hotel kine