TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Shtator 2025, 11:38

Hapet testamenti i Giorgio Armanit; kush janë trashëgimtarët?

Shkruar nga Pamfleti
Hapet testamenti i Giorgio Armanit; kush janë trashëgimtarët?
Giorgio Armani

Testamenti i stilistit të madh italian të modës, Giorgio Armani, është hapur në Milano , duke zbuluar dëshirat e tij për kontrollin dhe menaxhimin e shtëpisë së tij të famshme. Stilisti legjendar ndërroi jetë në moshën 91 vjeç, vetëm disa javë para festimit të planifikuar të 50-vjetorit të shtëpisë së tij në Javën e Modës në Milano.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua të enjten, më 4 shtator, me "trishtim të pafund" tha shtëpia e modës në një deklaratë.

Sipas testamentit, partneri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Giorgio Armani-t, Leo Dal'Orco, do të ketë 40% të të drejtave të votës në shtëpinë e modës. 30% do t'u takojnë mbesave të stilistit, Silvanës dhe Andreas, dhe 30% e mbetur fondacionit të krijuar nga Armani.

Sa i përket kompanisë që menaxhon pasuritë e tij të paluajtshme, pronare do të jenë motra e tij, Rossana, dhe dy mbesat e tij. Prona përfshin prona në Milano, vila në Saint-Tropez dhe ishullin italian të Pantelleria, ndërsa Leo Dall'Orco do të ketë uzufruktin e tyre, përfshirë rezidencën në kryeqytetin italian ku jetoi Armani.

Testamenti përcakton gjithashtu se brenda 18 muajve nga publikimi i tij, 15% e shtëpisë duhet t'i shitet një grupi me fuqi të krahasueshme, siç janë LVMH, Luxottica ose L'Oreal. Tre vjet më vonë, mund të shitet një përqindje shtesë prej 30%-54.9%, duke lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi të ardhshëm të pronësisë së shtëpisë me famë ndërkombëtare.

Giorgio Armani kërkon në testamentin e tij që shtëpia të menaxhohet "etikisht, paanësisht dhe pa asnjë të metë", me theks në ruajtjen e një stili bashkëkohor dhe thelbësor, elegance, inovacioni dhe cilësie.

giorgio armani

Lini një Përgjigje