TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Shtator 2025, 14:57

Arbenita publikon videon me vajzën në avion dhe jep mesazhin e qartë

Shkruar nga Pamfleti

Arbenita publikon videon me vajzën në avion dhe jep mesazhin e

Pas një periudhe të vështirë dhe në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, modelja Arbenita Ismajli rikthehet me një mesazh të fuqishëm që ngjall reflektim.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ndau një video të vajzës së saj, Ninës, e cila shoqërohej me një audio të veçantë. Në këtë audio, Arbenita shpreh mendimet e saj për jetën dhe sfidat që ka kaluar, duke theksuar se nuk dëshiron të jetojë më në një atmosferë të pa rehatshme.

“Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin,” thotë ajo, duke reflektuar një ndjenjë të fortë të vendosmërisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Pavarësisht sfidave të së kaluarës, modelja nga Kumanova është e fokusuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re dhe më të shëndetshme për veten dhe vajzën e saj.  

arbenita ismajli mesazhi vajza

Lini një Përgjigje