TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Mars 2026, 13:51

Hati në Polici? Blogerja e njohur bie ‘pre’ e Inteligjencës Artificiale

Shkruar nga Pamfleti

Hati në Polici? Blogerja e njohur bie ‘pre’ e

Influencerja e njohur Hati ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë serioze, duke bërë të ditur se i është drejtuar autoriteteve për një denoncim zyrtar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një foto nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke konfirmuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë.

Sipas Hatit, shkaku i këtij veprimi është përdorimi i Artificial Intelligence për të manipuluar imazhin e saj.

Ajo sqaroi se materialet që po qarkullojnë në rrjet janë tërësisht të rreme dhe janë krijuar me qëllime keqdashëse për të dëmtuar figurën e saj publike.

Pavarësisht situatës, influencerja ka reaguar me një qëndrim të prerë:

“Unë e di kush jam dhe nuk më cenon asgjë e tillë.”

Në fund të reagimit të saj, ajo paralajmëroi se personat që qëndrojnë pas këtij manipulimi do të mbajnë përgjegjësi të plotë ligjore.

Hati theksoi se çdo përpjekje për të njollosur imazhin e saj përmes teknologjive të tilla do të përballet me pasoja të rënda.

Hati në Polici? Blogerja e njohur bie ‘pre’ e

 

 

hati polici ia

Lini një Përgjigje