
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Vesa Smolica, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”. Ajo foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Gjatë bisedës me moderatoren e programit, Erjona Rusi, Vesa sqaroi edhe raportin e saj me Romeo Veshajn. Këngëtarja zbuloi se dronin ku shkruante “VeRo”, e ka dërguar ajo.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo…
Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.
Gazetarja: Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?
Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish-e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojnë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë.
Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”.
Lini një Përgjigje