TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Dhjetor 2024, 09:50

“I kapa telefonin dhe çfarë nuk pashë”, Xumi rrëfen zhgënjimin e madh në dashuri

Shkruar nga Pamfleti

“I kapa telefonin dhe çfarë nuk pashë”, Xumi

Xhim Allushi, i njohur në rrjetet sociale si Xumi,  ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.

“Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thash me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjeç do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova.

Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ia dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ia shihja, më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde por jam ‘qen që nuhas shumë’. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak, jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashë. I thashë ‘ça është kjo?’, më meku fare. ‘Ua’- tha- ‘mos jam në ëndërr’, ra sërish në gjumë. Ia tregoj telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”-tregoi Xumi.

xum allushi zhgenjim dashuri

Lini një Përgjigje