
Pasi hyrja e tij së bashku me mamanë në shtëpinë e “BBV4” bëri bujë nëpër rrjet, ditën e sotme ajo që tërhoqi vëmendjen e shumicës ishte deklarata e papritur e bërë nga Redoni.
Përgjatë një bisede me disa prej banorëve, Redoni zbuloi më shumë mbi jetën e tij private. 25-vjeçari tha që është beqar dhe se ka dy vite që është ndarë.
Redoni tregoi se tani është gati për diçka më serioze e jo vetëm për të kaluar kohën.
“Mendoj se jam i pjekur mjaftueshëm për me qenë pak më serioz. I kam provuar krejt gjërat, kam nevojë për një raport real. Nuk shikoj me u nxituar, as me moshë e as për të humbur kohë. Jam gati për t’u fejuar. Jam gati për raport serioz por jo për të humbur kohë”, tha Redoni.
E teksa foli për moshën e ish-partnereve të tij, 25-vjeçari tha “unë i kam pasur krejt më të vjetra, nuk dua më”.
“2 vite më të mëdha, 3. Nuk kam pasur plaka”, tha Redoni duke qeshur.
Lini një Përgjigje