Showbiz13 Nëntor 2023, 13:31

I treti i vërteti/ Belen Rodriguez fejohet sërish

Shkruar nga Pamfleti

I treti i vërteti/ Belen Rodriguez fejohet sërish

Belen Rodriguez dhe i dashuri i saj i ri biznesmeni Elio Lorenzoni duket se po ecin me hapa seriozë.

Kjo pasi së fundmi Belen ka treguar se i ka thënë “po” Elio-s. Aktorja ka postuar në Instagram unazën me diamantë të propozimit dhe krahas shkruan thjesht “po”.

Biznesmeni i ka propozuar gjatë udhëtimit të tyre në Maldive, vetëm pas pothuajse 5 muajsh së bashku.

Kujtojmë që Belen dhe Elio janë në një lidhje që prej korrikut të këtij viti, kur showgirl-i edhe i dha fund martesës me Stefano De Martino-n.

Sakaq Belen është nënë e dy fëmijëve: djalit Santiagos, fryt i historisë së shumë përfolur të saj me Stefano-n dhe vajzës me Antonino Spinalbanese.

Nejse, i treti i vërteti! Qoftë me kaq për Belen!

I treti i vërteti/ Belen Rodriguez fejohet sërish

belen rodriguez fejese hera e trete