
Kohët e fundit janë vënë re abuzime të shumta me gjobat që u vendosen makinave të qytetarëve me pa të drejtë. Madje, pak netë më parë, moderatori Saimir Kodra rrëfeu në emisionin ‘Stop’ se si, duke ardhur nga Elbasani, në një radhë kilometrike makinash, pa një polic rrugor, i cili vendoste gjoba me pa të drejtë dhe mbushte bllokun plot.
Kjo padrejtësi ka prekur edhe moderatoren Dajana Shabani, e cila tregon në një video në Story se ka marrë një gjobë në qytetin e Korçës, në dy data të ndryshme (e njëjta gjobë), ndërkohë që nuk ka qenë në qytetin juglindor në asnjë prej datave të shënuar në fletët e gjobave:
“Vendosja e gjobave me pa-të drejtë duhet të marrë fund. Unë kam një respekt të veçantë për uniformën e policisë, sidomos asaj rrugore sepse janë në mes të shiut e në mes të diellit. Por, surprizë më ka ardhur një gjobë 500 mijë lekë të vjetra. E njëjta gjobë në Korçë edhe në datën 5 dhjetor 2023 edhe në datën 17 janar 2024. E para, ndajeni mendjen në cilën datë, sepse është e njëjta gjobë. E dyta, në asnjë nga këto data nuk kam qenë në Korçë dhe nuk kam marrë një gjobë për tejkalim shpejtësie. Kështu që, vendosja e gjobave me pa të drejtë duhet të marrë fund. Ankohen të gjithë qytetarët për të njëjtin gabim që bën Policia: vendosjen e gjobave kur qytetarët nuk janë fare në atë vend. I bëj thirrje Policisë rrugore, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme”, përfundon apeli i moderatores. /Pamfleti
Lini një Përgjigje