TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Maj 2025, 14:49

Ina Kollçaku prezanton të dashurin me anë të një ‘puthjeje’

Shkruar nga Pamfleti

Ina Kollçaku prezanton të dashurin me anë të një

Ina Kollçaku, e bërë e njohur për publikun falë ‘Përputhen’ e më pas pjesmarrëse në disa emisione televizive, ku spikaste për mençurinë dhe artikulimin, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj.

Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ajo ka zbuluar një anë më personale të jetës së saj, duke u shfaqur e dashur pranë njeriut të zemrës.

Mësohet se ai quhet Artemis Zoga dhe Ina nuk ka ngurruar ta prezantojë në sytë e publikut. Mesa duket lidhja është e konsoliduar dhe ku i dihet…, shumë shpejt mund të kemi dasmë.

Reagimet nga fansat nuk kanë munguar: pëlqimet dhe komentet mbështetëse kanë vërshuar menjëherë, ndërsa ndjekësit kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë hap të ri në jetën e Inës.

 

Ina Kollçaku prezanton të dashurin me anë të një

ina kollcaku i dashuri

Lini një Përgjigje